Vedat Muriqi është futbollisti i radhës që ka udhëtuar drejt Kosovës.
Sulmuesi nga Prizreni do të jetë i grumbulluar nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars, shkruan Demokracia.com.
Kështu, futbollisti i Lazios e ka shfrytëzuar këtë pasdite për të pirë kafe me familjen e tij në Prizren.
Ndryshe, Muriqi është njëri prej futbollistëve kryesorë të “Dardanëve”.
Ai pritet të luajë nga fillimi në tri ndeshjet e radhës ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës. /Demokracia.com