ShowBiz
Vedat Bajrami rikthen rolin e ‘Gixhës’ në Big Brother VIP Kosova
Demokracia
20:52 | 24 Janar 2023

Share:

Vedat Bajrami është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ai fillimisht u ul në karrigen e Olti Currit, në rolin e opinionistit, e që më pas u kumtua lajmi se do të futet brenda.

I njëjti tashmë shquhet për humorin dhe mënyrën se si i interpreton gjërat, meqenëse prej shumë vitesh ka qenë i përfshirë në skeçe të ndryshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Aktori, i cili u bë i famshëm nga grupi “Stupcat”, ka rikthyer një nga rolet ikonike të tij, atë të Gixhës.

Ndërsa ndodhej në oborrin e shtëpisë, banorët e tjerë që ishin me të shpërthyen në të qeshura.

Foto: Screenshot/YouTube

Konkurrentët e tjerë e kanë parë Bajramin si një personazh që do të gjallërojë shtëpinë e do të dhurojë shou.

Ndërsa, Ganimete Abazi – Ganja ishte banorja e fundit që u eliminua nga gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Të ngjashme
ShowBiz • 18 Prill 2024