Lajme
“Veç ju s’e dini sepse s’lexoni”: Vuçiq pretendon se Kurti e ka pranuar që ka shkelur Marrëveshjen Ushtarake Teknike
Demokracia
13:43 | 15 Qershor 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pretendon që Kosova ka shkelur Marrëveshjen Ushtarake Teknike edhe nëse kryeministri Kurti po e thotë të vërtetën, derisa ka folur edhe për policët e kidnapuar prej xhandarmërisë serbe.

Vuçiq u shpreh se edhe nëse Kurti e thoshte të vërtetën – se policët e Kosovës ishin 300 metra brenda territorit të Kosovës – kjo do të nënkuptonte shkelje e marrëveshjes Ushtarake Teknike.

“Kur ata afrohen brenda një kilometri, duhet të raportojnë 36 orë më përpara në KFOR.” – ka pretenduar presidenti serb.

“Edhe nëse e marrim që Kurti po e thotë të vërtetën, dhe ne e dimë se po flasim për një njeri që nuk e pëlqen të vërteëtn, ai vetë e ka pranuar se ka shkelur të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar. Ai ka thënë se ata (policët) ishin 300 metra brenda territorit të vijës administrative. Ata nuk kanë të drejtë të jenë as aty fare…” – vazhdoi tutje ai.

Më pas, Vuçiq pretendoi të tregonte edhe ato që policët e Kosovës kishin thënë pas kidnapimit.

“A doni t’ju tregoj se çka po na thonë ata që i kapëm? GPS-i nuk punonte, s’e di, po kërkonim kërpudha… Ata nuk janë kapur 10 metra në territorin tonë, që dikush t’i priste në ndonjë kurth, por shumë më tej. Çka po bënin ata me armë të gjata… Ju vetë (Kurtit) e keni pranuar se shkelët marrëveshjen, vetëm ju s’e dini, sepse ju nuk lexoni dokumente meqë s’jeni i interesuar për to,” – vazhdoi tutje ai.

Presidenti i Serbisë tutje pretendoi se ishin afër të ofronin inçizime të plota.

Të ngjashme