Lajme
Vdiq në Mariupol e mbijetuara e Holokaustit
Demokracia
23:19 | 20 Prill 2022

Share:

 Ministria e Jashtme e Ukrainës thotë se një grua e moshuar që i mbijetoi pushtimit nazist të Mariupolit në Luftën e Dytë Botërore, ka vdekur.

Vanda Obiedkova, 91 vjeç, u tha se vdiq në fillim të këtij muaji, ndërsa ishte strehuar në një bodrum pas rrethimit rus.

Në pamundësi për të pasur qasje në ujë, energji elektrike dhe ngrohje, familja po “jetonte si kafshë”, tha vajza e saj Larissa.

Vanda ishte 10 vjeç kur trupat gjermane hynë në qytetin e saj në tetor 1941, përcjell Klankosova.tv

Larissa tha se ndërsa nëna e saj iu shmang kapjes nga nazistët, nëna e Vandës ishte mes mijëra hebrenjve që u morën nga Mariupoli dhe u ekzekutuan.

Duke iu referuar situatës aktuale në qytet, Larisa citohet të ketë thënë: “Mamaja e donte Mariupolin, ajo kurrë nuk donte të largohej”.

Muajin e kaluar, një tjetër i mbijetuar i Holokaustit vdiq në Kharkiv.

 

Të ngjashme