Lajme
Vdiq në burg burri që vrau 11 familjarët e tij në fundjavën e Pashkëve në vitin 1975
Demokracia
22:09 | 08 Qershor 2022

Share:

Një burrë nga Ohio, që vuante dënim të përjetshëm për vrasjen e 11 anëtarëve të familjes së tij, duke përfshirë tetë fëmijë, në Pashkë në vitin 1975, ka vdekur në burg.

James Ruppert, 88 vjeç, vdiq të shtunën në Qendrën Mjekësore Franklin në Columbus. Departamenti i Rehabilitimit dhe Korrigjimit të Ohajos, njoftoi vdekjen e tij të hënën, duke thënë se Ruppert me sa duket vdiq nga shkaqe natyrore, por se shkaku zyrtar i vdekjes është në pritje.

Në kohën e të shtënave, Ruppert jetonte me nënën e tij Charity, në shtëpinë e saj në  Ohio. Thuhet se ai luftonte me alkoolin dhe ishte i papunë.

Ruppert i tha një psikiatri se ai kishte shkuar në një poligon qitjeje para festimeve të Pashkëve. Pas kthimit në shtëpi, vëllai i tij Leonard Jr., kunata Alma dhe tetë fëmijët e tyre, Leonard III, 17 vjeç, Michael, 16, Thomas, 15, Carol, 13, Ann, 12, David, 11, Tereza, nëntë, dhe John, katër vjeç, ishin për vizitë për Pashkë.

Leonard e pyeti Ruppertin: ‘Si është Volkswagen?’

Ruppert e mori pyetjen si ofendim, sepse mendoi se vëllai i tij, një inxhinier i suksesshëm GE, po e fyente.

Autoritetet thanë se Ruppert përdori tre pistoleta dhe një pushkë për të qëlluar 44 herë, me 40 plumba që goditën viktimat. Trupat u gjetën në kuzhinë dhe dhomën e ndenjes.

Një psikiatër më vonë dëshmoi, se Ruppert u shtri në një divan për dy orë pas të shtënave dhe mendoi të bënte vetëvrasje. Ai vendosi kundër kësaj, pasi vetëvrasja është një mëkat  dhe Ruppert nuk donte që ky të ishte akti i tij i fundit, kështu që, ai në vend të kësaj, thirri policinë, duke i thënë se kishte ‘trupa të vdekur në shtëpi’.

Ai po vuante dy burgime të njëpasnjëshme të përjetshme dhe disa herë i ishte refuzuar lirimi me kusht.

Mbrojtja e tij, pretendoi se ai ishte rrahur dhe tallur nga vëllai i tij, pasi babai i tyre vdiq kur Ruppert ishte vetëm 12 vjeç.

Prokurorët, megjithatë, pretenduan se ai vrau familjen e tij për para. Pasuritë e vëllait dhe nënës kapnin vlerën e rreth 300 mijë dollarëve.

Dy psikiatër, dëshmuan se Ruppert vuante nga paranoja dhe iluzioni dhe nuk ishte në gjendje të kontrollonte veprimet e tij gjatë të shtënave.

Në kohën e vdekjes së tij, Ruppert ishte vetëm disa vjet pas seancës së tij të katërt të lirimit me kusht, e caktuar për vitin 2025.

Atij më parë, i ishte refuzuar lirimi me kusht në 1995, 2005 dhe 2015.

Të ngjashme