Auto&Tech
Vdesin dy persona pas një përplasjeje të makinës elektrike Tesla e cila po lëvizte pa shofer
Demokracia
16:13 | 19 Prill 2021

Share:

Makina Tesla, e cila është e dizajnuar të lëvizë pa shofer aksidentohet, dhe dy persona humbin jetën.

Dy persona kanë humbur jetën, pasi një makinë elektrike Tesla e cila mendohet se mund të funksionojë pa shofer, u përplas në një pemë në veri të Hjustonit.

“Nuk ishte askush në ulësen e shoferit”, tha Cinthya Umanzor, officer policie në Hjuston.

Tesla Model S i 2019-tës, ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe kur dështoi të merrte një kthesë dhe doli nga rruga, duke u përplasur me një pemë dhe pastaj u kaplua nga zjarri, tha televizioni local KHOU-TV.

Pas shuarjes së zjarrit, autoritetet lokalizuan dy pasagjerë, njëri ishte në sediljen e pasagjerit ndërsa tjetri ishte në sediljen e pasme të Tesla-s, thuhet në raport.

Tesla dhe Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë kanë dhënë ndonjë koment. /Demokracia.com/

2 Killed in Driverless Tesla Car Crash in Texas - World news - Tasnim News  Agency

Two men die in Tesla as "autopilot" after a car crashes and burns - London  News Time

Të ngjashme