Lajme
Vdes zyrtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë
Demokracia
17:45 | 08 Janar 2023

Share:

Ka vdekur pjesëtari i KFOR-it i cili ishte gjetur i shtrirë pa ndjenja gjatë së dielës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai theksoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Ferizajt.

“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete.Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli

Të ngjashme