Lajme
Vdes zëvendësdrejtori i burgut të Dubravës
Demokracia
17:25 | 09 Prill 2021

Share:

Sot ka ndërruar jetë Hivzi Syla nga Tomoci i Istogut. Ai ishte zëvendësdrejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Ai po ashtu ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së në Istog.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur dega e PDK-së në Istog.

“Mbi të gjitha, Hivziu ishte i urtë, i edukuar, i arsimuar, dhe shëmbull i mirë jo vetëm në Istog, por në tërë Kosovën.
Kështu që, ikja e Hivziut nga kjo botë, është humbje jo vetëm për familjen, por edhe për PDK-në, shoqërinë në terësi dhe për vendin.
Dega e PDK-së në Istog i shpreh ngushëllime familjes Syla, stafit të Qendrës Korrektuese në Dubravë, si dhe gjithë qytetarëve të Istogut”, thuhet në njoftimin e tyre.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3752447598138359&id=1281125638603913

Të ngjashme
Lajme • 05 Korrik 2024