Lajme
Vdes Zejnullah Gruda, profesor dhe ish-anëtar i Komisionit për Demarkacion
Demokracia
16:25 | 07 Mars 2021

Share:

Ka vdekur sot profesori universitar nga Peja, Zejnullah Gruda.

Ka ndërruar jetë profesori universitar Zejnullah Gruda, shkruan Demokracia.com.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga miqtë e tij  përmes rrjeteve sociale.

Guda gjatë gjithë karrierës së tij është marrë me botime dhe publikime të shumta. Ndërkohë që ka qenë aktiv me opinionet e tij, sidomos sa i përket çështjeve të kufijve.

Ai ishte edhe anëtari i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Gruda po ashtu prej shumë vitesh ka qenë edhe profesor i rregullt universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare./Demokracia.com/

Të ngjashme