Sport
Vdes veterani dhe ndër kontribuesit e KF Drenicës
Demokracia
22:16 | 21 Korrik 2021

Share:

Klubi i Futbollit Drenica ka marrë një lajm të hidhur ditën e sotme.

Veterani dhe njëri ndër kontribuesit e klubit, Idriz Prekazi ka vdekur, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vet klubi drenicas përmes rrjeteve sociale.

“Kuqezinjtë” kanë ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Postimi i plotë nga Drenica:

Telegram Ngushëllimi!

Skenderaj – 21.07.2021

Sot morem lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Idriz Prekazit, vëllait të Nenkryetarit të klubit, Bastri Mehmeti.

I ndjeri vazhdimisht ishte afër klubit dhe ishte pjesë e veteranëve të KF Drenica.

Në emër të kryesisë, shtabit teknik, puntorëve të klubit, lojtarëve dhe gjithë pjestarëve të KF Drenica, i shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes dhe farefisit. /Demokracia.com

 

Të ngjashme