Sport
Vdes tragjikisht babai i portierit të Liverpoolit
Demokracia
10:07 | 25 Shkurt 2021

Share:

Portieri i Liverpoolit, Alisson ka marrë një lajm të trishtë pasi babai i tij, Jose Becker, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, shkruan Demokracia.com

Sipas raportit të “ESPN”, Jose Becker ka vdekur dje (të mërkurën), pasi trupi i tij u gjet në një liqen pranë qytetit Rincau do Inferno.

Sipas këtij mediumi, babai i portierit brazilian ishte duke notuar në atë liqen dhe ishte zhdukur në ora 17:00.

Trupi i tij i pajetë dhe pa ndonjë shenjë dhune u gjet në ora 23:59. /Demokracia.com

Të ngjashme