Lajme
Vdes tekniku medicinal dhe ish-ushtari i UÇK-së
Demokracia
11:22 | 07 Mars 2021

Share:

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka njoftuar se ka vdekur tekniku medicinal dhe ish-ushtari i UÇK-së, Liman Shala.

OMK ka njoftuar se ka ndërruar jetë Liman Shala, teknik medicinal dhe ish-ushtar i UÇK-së në brigadën 113 Mujë Krasniqi, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit të Odës së mjekëve, Shala ka shërbyer në Spitalin e përgjithshëm Mitrovicë deri në vitin 1993 kur edhe ishte përjashtuar me dhunë nga puna, ndërsa gjatë viteve 1998-1999 i është bashkuar radhëve të UÇK-së.

“Liman Shala ka shërbyer në Spitalin e përgjithshëm Mitrovicë deri në vitin 1993 kur edhe ishte përjashtuar me dhunë nga puna. Gjatë viteve 1998-1999 dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së pranë brigadës 113 Mujë Krasniqi, ku u kishte dal në ndihmë të plagosurve dhe të sëmurëve të zonës së Drenicës. Ishte person i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i OMK-së, pa ndërhyrje:

Ndahet nga jeta tekniku medicinal Liman Shala

Liman Shala ka shërbyer në Spitalin e përgjithshëm Mitrovicë deri në vitin 1993 kur edhe ishte përjashtuar me dhunë nga puna. Gjatë viteve 1998-1999 dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së pranë brigadës 113 Muje Krasniqi, ku u kishte dal në ndihmë të plagosurve dhe të sëmurëve të zonës së Drenicës. Ishte person i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/Oda.Mjekeve.Kosoves/posts/816781348916038

Të ngjashme