Lajme
Vdes shtatëzëna 27-vjeçare që u aksidentua në rrugën Ferizaj-Shtime
Demokracia
17:13 | 28 Shkurt 2023

Share:

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën e 22 marsit në rrugën Ferizaj-Shtime, ku la të vdekur  katër persona dhe u lënduan dy të tjerë.

Në mesin e të lënduarve ishte edhe një grua shtatzënë.

Por si pasojë e plagëve të marra sot ka humbur jetën edhe shtatëzëna 27 vjeçare.

Kështu ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit Basri Shabani.

“Po sot fatkeqësisht kemi pranuar informacion nga QKUK-ja që 27 vjeçarja shtatëzëne ka ndërruar jetë”, tha Shabani për Demokracia.com.

 

Të ngjashme