Lajme
Vdes presidenti i parë i Ukrainës, Leonid Kravchuk
Demokracia
20:23 | 10 Maj 2022

Share:

Presidenti i parë i Ukrainës së pavarur, Leonid Kravchuk, ka vdekur pas një sëmundje të gjatë në moshën 88 vjeçare.

Deputeti ukrainas Dmitry Razumkov, tha se Kravchuk, i cili shërbeu si president nga 1991 deri në 1994, ishte “një figurë që qëndronte në origjinën e shtetësisë moderne ukrainase”.

Ndërsa, këshilltari presidencial ukrainas Anton Gerashchenko shkroi në Twitter se Kravchuk ishte “një figurë historike dhe luajti një rol të madh në pavarësimin e Ukrainës në mënyrë paqësore”.

“Leonid Kravchuk, presidenti i parë i Ukrainës së pavarur, vdiq sot në moshën 88-vjeçare. Ai ishte një figurë historike dhe luajti një rol të madh në pavarësimin e Ukrainës në mënyrë paqësore. E kam njohur personalisht. Ngushëllime të thella familjes dhe të dashurve të tij”, ka shkruar Gerashchenko.

 

Të ngjashme