Lajme
Vdes presidenti algjerian që udhëhoqi vendin për dy dekada
Demokracia
09:15 | 18 Shtator 2021

Share:

Ish-presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, ka vdekur në moshën 84 –vjeçare, pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje.

Bouteflika udhëhoqi vendin për gati dy dekada, duke dhënë dorëheqjen në vitin 2019 pasi oferta e tij për një mandat të pestë në detyrë çoi në protesta masive në rrugë.

Ai luajti rol kyç në luftën e pavarësisë së Algjerisë në vitet 1950 dhe ‘60. Pastaj në 1999, ndërsa Algjeria doli nga një luftë brutale civile që vrau pothuajse 200,000 njerëz, ai u bë president me nxitjen e ushtrisë.

Bouteflika ishte parë rrallë në publik që nga një komplikacion shëndetësor në vitin 2013, që ndikoi në të folurit dhe lëvizshmërinë e tij. g.v/abcnews.al

Të ngjashme