Lajme
Vdes personi që u godit dje nga një veturë në Prishtinë
Demokracia
08:53 | 03 Dhjetor 2023

Share:

Ka vdekur personi i cili u godit nga një veturë të shtunën në Prishtinë.

Viktima pasi kishte arritur në QKUK nuk kishte mundur t’i përballonte lëndimeve të marra.

I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari pa intervistimit është liruar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Të ngjashme