Karikaturisti suedez që skicoi kokën e Profetit Muhamed në trupin e një qeni ka vdekur në një aksident trafiku, sipas mediave lokale.
Lars Vilks thuhet se po udhëtonte me një makinë civile të policisë e cila u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd në Suedinë jugore, transmeton Demokracia.com.
Vilks, 75 vjeç, jetoi nën mbrojtjen e policisë pasi iu nënshtrua kërcënimeve me vdekje mbi.
Karikatura, e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë muslimanë që e konsiderojnë paraqitjen vizuale të Profetit si blasfemi. Kërcënimet erdhën një vit pas, kur një gazetë daneze publikoi karikaturat e Profetit, raporton BBC përcjellë Demokracia.
Në një deklaratë të policisë thuhet se nuk janë identifikuar personat e tjerë të përfshirë në aksident dhe se ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek ngjarja.
Por, shoqëruesi i Vilks e konfirmoi vdekjen e tij.
Karikatura shkaktoi zemërim dhe bëri që kryeministri i atëhershëm Fredrik Reinfeldt, të takonte ambasadorë nga 22 vende myslimane në një përpjekje për të zbutur situatën.
Menjëherë pas kësaj, Al-Kaida në Irak ofroi një shpërblim prej 100,000 dollarë për vrasjen e tij, përcjellë Demokracia.
Në vitin 2015, Vilks mori pjesë në një debat mbi fjalën e lirë, e që u shënjestrua në një sulm me armë në Kopenhagen. Ai tha se ishte objektivi i sulmit, i cili shkaktoi vrasjen e një regjisor filmi./Demokracia.com/