Lajme
Vdes personi i lënduar në përleshjen fizike në Bibaj të Ferizajt
Demokracia
16:31 | 22 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës, dje rreth orës 15:30, ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave, i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën 50 vjeç, i cili ka rënë me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njëjti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në QKUK ku rreth orës 00:45 sipas zyrtarëve mjekësorë edhe kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për arrestimin e personit të dyshuar, i cili është i njohur për policinë.

Të ngjashme