Lajme
Vdes pacienti që u hodh nga klinika e QKUK-së
Demokracia
12:26 | 15 Janar 2023

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se ka vdekur pacienti i cili u hodh nga dritarja e klinikës mëngjesin e sotëm.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se për shkak të plagëve të marra pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

“Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës  mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.

Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës  mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

LEXO EDHE:

Një person bie nga një repart QKUK-së, Policia jep detaje

Të ngjashme