Lajme
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin e djeshëm në mes një veture dhe autoambulancës në Gjakovë
Demokracia
09:19 | 01 Korrik 2022

Share:

Policia ka njoftuar se një person ka vdekur pas aksidentit që ka ndodhur në Gjakovë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.

Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë , me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025