Një vajzë ka vdekur pasi që është vetaksidentuar me veturë në fshatin Terstenik të Drenasit.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se si pasoj e vetaksidentit, dy vajza kanë pësuar lëndime trupore ku njëra prej tyre ka ndërruar jete në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar ne QKUK, shkruan Demokracia.com.
“Fsh. Terstenik, Drenas 04.04.2021-21:05. Raportohet se viktima femër kosovare përderisa ishte duke lëvizur me veturën Renault me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjen me kushtet e rrugës është veteaksidentuar dhe si pasoj dy viktima femra kosovare kane pësuar lëndime trupore ku njëra prej tyre ka ndërruar jete në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar ne QKUK”, thuhet në raportin e PK-së.
Më tej policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve./Demokracia.com/