Lajme
Vdes një punëtor në vendin e punës në Prishtinë
Demokracia
10:39 | 13 Tetor 2023

Share:

Një punëtor ka humbur jetën në Prishtinë pasi është rrezuar duke punuar.

Rasti ka ndodhur dje.

“Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë ne vendin e punës, ishte rrezuar dhe si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore i cili është dërguar në QKUK dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme