Lajme
Vdes një punëtor në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia
Demokracia
18:23 | 17 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Një punëtor ka vdekur pasi që dyshohet se ka rënë nga lartësia në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”, në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën Dëshmorët  e Gollakut, ku viktima mashkull dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës./Demokracia.com/

Të ngjashme