Lajme
Vdes një person si pasojë e një vetaksidenti në Suharekë
Demokracia
08:46 | 13 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Polica e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Studençan të Suharekës.

Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se aksidenti ka ndodhur pasditen e së premtes, përcjell Demokracia.com.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Studençan, Suharekë (NN) 12.08.2022 – 18:50. Vozitësi mashkull  kosovar  me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë vozitësi ka humbur jetën”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i vozitësi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme