Lajme
Vdes një person në Spitalin e Pejës
Demokracia
12:47 | 06 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë.

Policia ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për vdekjen e pacientit i cili ishte në tretman mjekësor në Spitalin  e Pejës.

“Spitali i Pejës 05.02.2021 – 09:50. Nga Spitali i Pejës është raportuar se viktima mashkull  kosovar, i cili ishte në tretman mjekësor ka vdekur”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Demokracia.com

Të ngjashme