Lajme
Vdes një person në QKUK, policia fillon hetimet
Demokracia
10:11 | 19 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka vdekur një person që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Demorkacia.com.

Tutje është bërë e ditur se i njëjti ishte duke u trajtuar për shkak të një rasti që kishte ndodhur 10 ditë më parë në Istog.

“Istog, 08.04.2022 – 14:18. Më 18.04.2022 nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK,  si pasojë e një rasti që kishte ndodhur ditë më parë, ka vdekur”, thuhet në raport.

Kurse, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme