Lajme
Vdes një person në QKUK pasi u aksidentua disa ditë më parë
Demokracia
11:33 | 04 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një aksidenti që ka ndodhur me 23 janar në Prishtinë, dje ka ndërruar jetë një person në QKUK.

Sipas policisë, pas aksidentit viktima kishte qenë duke marrë tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK, si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku, shkruan Demokracia.com

“Prishtinë (EN:) 23.01.2021 – 17:17. Lidhur me rastin me datën 03.02.2021 ora 15:15 është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë i cili kishte qenë duke marr tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Demokracia.com

Të ngjashme