Lajme
Vdes një person në Novosellë, dyshohet se shkaktar ishte tymi
Demokracia
08:39 | 04 Gusht 2021

Share:

Një person ka ndërruar jetë në fshatin Novosellë të Malishevës pas asfiksimit, në një stalle që ishte përfshirë nga zjarri.

Viktima mashkull kosovar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në QKMF e Malishevës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme