Lajme
Vdes një person në Norvegji nga vaksina që Kosova pritet ta marrë
Demokracia
18:22 | 15 Mars 2021

Share:

Agjencia Norvegjeze e Barnave në Norvegji ka njoftuar se një person ka vdekur pas marrjes së vaksinës anti-COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca”.

Vdekja ka ndodhur si pasojë e mpiksjes së gjakut, gjakderdhjes dhe një numri të ulët të trombociteve.

Përmes një deklarate të publikuar në CNN, thuhet se të shtunën, Instituti Kombëtar Norvegjez i Shëndetit Publik dhe Agjencia Norvegjeze e Barnave, u konfirmua se tre persona të vaksinuar me vaksinën anti-COVID-19, të kompanisë “AstraZeneca” ishin pranuar në spital, që u cilësuan si raste të rënda të mpiksjes së gjakut gjakderdhjes dhe numrin e ulët të trombociteve, transmeton Demokracia.com.

“Të Shtunën më 13 Mars, Instituti Kombëtar Norvegjez i Shëndetit Publik dhe Agjencia Norvegjeze e Barnave konfirmuan se tre persona të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca ishin pranuar në (spitalin) Rikshospitalet me raste të rënda të mpiksjes së gjakut, gjakderdhje dhe numër të ulët të trombociteve”, tha agjencia.

“Ata kanë një kombinim shumë të pazakontë të numrit të ulët të trombociteve, mpiksjes së gjakut në enë të vogla dhe të mëdha dhe gjakderdhje”, thotë agjencia norvegjeze.

Norvegjia është midis disa vendeve evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës “AstraZeneca” të COVID-19 ndërsa rregullatori i ilaçeve të Bashkimit Evropian heton nëse vaksinimi mund të lidhet me një numër raportesh të mpiksjes së gjakut.

Të ngjashme