Lajme
Vdes një person në një qendër votimi në Kaçanik
Demokracia
17:08 | 14 Shkurt 2021

Share:

Një person i moshuar ka vdekur në një qendër votimi në fshatin Biqec të Kaçanikut.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar Agim Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Sipas Gashit një person mbi 80 pasi ka votuar iu është përkeqësuar gjendja dhe mjeku në ambulanten e Kaçanikut e ka konfirmuar vdekjen e tij.

“Në fshatin Biqec të Kaçanikut një person i moshuar mbi 80 vjet, pasi ka votuar ju ka përkeqësuar gjendja dhe e kanë dërguar në ambulantë në Kaqanik dhe sipas mjekut i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Gashi./Demokracia.com

Të ngjashme