Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me datë 04.08.2021 rreth orës 23:25 ne rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc komuna e Gjilanit, ka ndodhur aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve në lëvizje”, tha Hashani.
Ai tha më tej se lëndime trupore përveç dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkë udhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat.
“Si pasoj e këtij aksidenti, jetën e humb drejtuesi i Automjetit BMV, ndërsa lëndime trupore përveç dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkë udhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan e më pastaj tre nga ta për shkak të lëndimeve ma të rënda janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, tha Hashani.
Hashani tregoi më tej se nga raportet që na i kanë dërguar nga spitali fatmirësisht të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ne vendin e ngjarjes ka prezantuar prokurori i shtetit dhe me vendin të tij, trupi i pa jetë i vozitësit që ka humnerë jetën si pasoj e plagëve të mara në aksident, dërgohet në IML për obduksion”, tha Hashani.
Hetimet rreth shkaqeve që kanë pru deri te ky aksident i rënd janë duke i udhëheq policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në koordinim me prokurorin e shtetit./Demokracia.com/