Lajme
Vdes një person në Gjilan, dyshohet se kreu vetëvrasje duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç
Demokracia
10:57 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje sot rreth orës 06:30 duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç, në Gjilan. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Sot më datën 02.12.2023 rreth orës 06:30 kemi pranuar informacion se një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç”, ka thënë ai.

Po ashtu zëdhënësi Osmani tha se njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, si dhe është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve.

“Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull i vitit të lindjes 1971 është pa shenja jete”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme