Lajme
Vdes një person| MSH publikon raportin për vdekjet dhe rastet e reja me COVID
Demokracia
15:01 | 09 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se një person ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 928 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

09 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 183 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.626 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 821.061 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 100.552 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 928 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹSot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 541./Demokracia.com/

Të ngjashme