Lajme
Vdes një person duke luajtur futboll në Klinë
Demokracia
09:53 | 27 Gusht 2022

Share:

Një person derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë të sportit ishte alivanosur dhe rrëzuar në fushë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:57 në fshatin Gllarevë, në Klinë.

Siç thuhet në raport, viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë sporti ishte alivanose dhe rrëzuar në fushë. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, si dhe është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme