Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në aksident ka qenë i përfshirë vetëm një automjet.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur”.
“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.
Ahmeti shtoi se rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal. /Klankosova.tv