Lajme
Vdes një këmbësore në Drenas, u godit nga një veturë
Demokracia
18:31 | 15 Tetor 2022

Share:

Një grua ka vdekur pasi që është goditur nga një veturë në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht te vendi i njohur si Kroi i Mbretit.

Rasatin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Më ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete”, tha Krasniqi.

Ai tha më tej se policia po merret me rastin./Demokracia.com/

Të ngjashme