Lajme
Vdes një këmbësor në Istog, polica jep detaje
Demokracia
18:20 | 23 Shkurt 2022

Share:

Një person në Komunën e Istogut ka ndërruar jetë pasi u godit nga një veturë që fillimisht u aksidentua me një veturë tjetër, raporton Demokracia.com.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 14:44 në Komunën e Istogut një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë e cila është aksidentuar me një veturë tjetër. Dy persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor, njëri në spitalin rajonal në Pejë, kurse tjetri në QKUK në Prishtinë. Vdekja e këmbësorit u kosntatua nga mjeku kujdestar në QKMF-në në Istog. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore dhe prokurori”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për abduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme