Lajme
Vdes një i burgosur në spitalin e Gjilanit
Demokracia
10:39 | 08 Gusht 2022

Share:

Ditën e djeshme ka vdekur në spitalin e Gjilanit një i burgosur.

Sipas policisë, viktima ishte dërguar në spital për shkak të komplikimeve shëndetësore, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Novobërdë, 07.08.2022 – 04:30. I burgosuri mashkull kosovar për arsye shëndetësore është transportuar në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësorë, ku më pas viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme