Lajme
Vdes një i burgosur në një aksident trafiku, SHKK thotë se po shkonte në punë
Demokracia
15:44 | 30 Janar 2024

Share:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton për vdekjen e një të burgosuri në një aksident trafiku.

Siç pohon SHKK, ai kishte dalë sot rreth orës 06:35 për të shkuar në vendin e punës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A.

I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku  kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat.

Shërbimi Korrektues i Kosovës u shprehë ngushëllime familjes dhe gjithë të të afërmve”, njofton SHKK.

Të ngjashme