Lajme
Vdes një grua që ishte duke u trajtuar në QKUK, Policia nis hetimet
Demokracia
09:59 | 25 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga fshati Jashanicë i Klinës që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur. Sipas raportit mjekësor, ajo ka vdekur si pasojë e komplikimeve në zemër.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur të martën më 21 qershor, përcjell Demokracia.com.

“HETIM I VDEKJES-Fsh. Jashanicë, Klinë 21.06.2022 – 16:00  Më 24.06.2022 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, sipas raportit mjekësor, si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë viktima femër  kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./Demokracia.com/

Të ngjashme