Lajme
Vdes një grua në QKUK pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore, policia fillon hetimet
Demokracia
09:08 | 10 Prill 2025

Share:

Një grua ka ndërruar jetë pasditen e së mërkurës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë komplikimeve dhe është konfirmuar vdekja e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Të ngjashme