Lajme
Vdes një grua në Pejë: Bashkëshorti raporton në polici se ishte operuar tri ditë më parë
Demokracia
11:23 | 19 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vdekur, sot, në Spitalin e Pejë, tri ditë pas operacionit.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se një person është ankuar se bashkëshortës së tij i është përkeqësuar gjendja pas një operacioni kirurgjik, raporton Demokracia.com.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare tre ditë më parë i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik dhe se sot ju është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore dhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.” thuhet në raport.

Policia në fund njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjëksisë Ligjore për obduksion./Demokracia.com

Të ngjashme