Lajme
Vdes një grua në Gjakovë, dyshohet për vetëvrasje
Demokracia
14:32 | 11 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Një grua dyshohet se është vetëvrarë në Gjakovë.

Rastin për Demorkacia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha se viktima është gjetur e varur në banjën e banesës së saj.

“Sot me date 11.04.2022 rreth orës 11:00 Stacioni policor ne Gjakovë ka pranuar njoftim se ne rrugën “Marin Barleti” është gjet nga familjaret një person i gjinisë femërore e varur ne banjën e banesës.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore  dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar  vdekja e viktimës  e cila aktin e vetëvrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur  me një shall”, tha Gjurkaj

Sipas ekipi mjekësor e njëjta ka vuajtur nga depresioni dhe ka qenë me terapi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale   ndërsa prokurori kujdestare ka urdhëruar që trupi  i pa jete i viktimës të dërgohet ne IML për obduksion”, tha Gjurkaj më tej./Demokracia.com/

Të ngjashme