Lajme
Vdes një banor në Entin Special në Shtime, policia nis hetimet
Demokracia
09:07 | 10 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një burrë që ishte banor rezident i Entit Special në Shtime ka vdekur gjatë të premten.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh duk bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“VDEKJE E DYSHIMTË/Enti Special Shtime 09.12.2022 – 08:20. Nga Enti Special është informuar se  ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme