Lajme
Vdes një 7-vjeçar në Lipjan, pasi u godit nga vetura
Demokracia
19:17 | 07 Prill 2021

Share:

Një shtatë vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Rusinovc të Lipjani.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas së cilës i njëjti nuk ka mundur t’ju përballojë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinovc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit audi dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori.S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë.”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo tha se ngasësi i veturës A.H. është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë sipas saj trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për Obduksion./Demokracia.com/

 

Të ngjashme