Lajme
Vdes një 36-vjeçar si pasojë e vetaksidentit në Stanishor të Novobërdës
Demokracia
16:30 | 12 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Një 36-vjeçare ka vdekur pasi është vetaksidentuar në një rrugë lokale në dalje të fshatit Stanishor të Novobërdës.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.

“Ngasësi humbi kontrollin e automjetit për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Ai kaloi në anën e majtë të rrugës dhe goditi pjesën anësore, me ç’rast vetura e tij u rrokullis”, tha Hashani

Shoferi me inicialet A.M., pësoi lëndime të rënda, ndërsa vdekja e tij u konstatua në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme