Lajme
Vdes një 21-vjeçar në Novosellë të Pejës
Demokracia
15:42 | 22 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Një 21-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Novosellë të Pejës.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nga Spitali i Pejës janë njoftuar për rastin.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Novosellë të Pejës është gjetur pa shenja jete një person i moshës 21-vjeçare. Viktima është gjetur nga familjarët e tij. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me rastin është duke u marrë prokurori i rasti dhe është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, tha Gashi.

Gashi tha më tej se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme