Lajme
Vdes një 16-vjeçar në Junik, Policia jep detaje
Demokracia
11:07 | 27 Nëntor 2022

Share:

Një 16-vjeçar ka vdekur mbrëmë rreth orës 19:40 në Junik.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML”, tha Gashi.

Ai tha më tej se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024