Lajme
Vdes në QKUK personi që u aksidentua në dhjetor në Pejë
Demokracia
09:03 | 15 Janar 2023

Share:

Ka vdekur në QKUK një person i gjinisë mashkullore i cili po trajtohej nga plagët e marra në një aksident trafiku të ndodhur më 24 dhjetor në Ozdrim në Pejë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Ozdrim, Pejë 24.12.2022 – 17:35. Lidhur me rastin, me 14.01.2023 nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme