Një femër ka ndërruar jetë në QKUK, pasi kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku të ndodhur më 19 gusht në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Lidhur me rastin, me 13.09.2021 nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte në tretman mjekësor, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Demokracia.com/